Zgjedhjet e pjesshme lokale, Kaso: Nuk i prisnim, por kemi marrë të gjitha masat e nevojshme

Nga A2 CNN
21 Janar 2022, 21:47 | Politikë
Zgjedhjet e pjesshme lokale, Kaso: Nuk i prisnim, por kemi marrë të

Ivi Kaso, nga Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike, në “Intervistë me Merita Haklaj” u shpreh se dekretimi i 6 marsit për zgjedhjet e pjesshme lokale ishte i papritur, por megjithatë ai thekson se janë marrë të gjitha masat e nevojshme organizative.

https://a2news.com/2022/01/21/sduam-alternative-te-trete-opozitare-kaso-skam-pasur-dyshime-ne-cilen-ane-duhej-te-pozicionohesha/

“Nuk mund të them se e prisnim dekretimin e datës, duke iu referuar deklaratave të presidentit lidhur me vendimmarrjen e Kushtetueses, me moszgjidhjen e çështjes nga gjykata. Presidenti ka mbajtur qëndrime të qarta, të cilat më pas i ka reflektuar ndoshta në mënyrë të papritur për pjesën më të madhe të shqiptarëve.

Në këtë këndvështrim, aksioni politik i asnjë partie politike, aq më pak i Komisionit të Rithemelimit si organi që ka përgjegjësinë të drejtojë PD-në deri në Kuvendin e shpallur të 22 marsit nuk ishte ndërtuar mbi bazën e pritshmërive që do të kishte zgjedhje të pjesshme lokale. Ne kemi thënë në çdo kohë që PD me riformatimin e ri, krahas procesit të brendshëm do të bëhej gati për t’u përballur me të gjitha sfidat e politikbërjes. Megjithatë, ne kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për përgatitjen e brendshme të PD”, u shpreh Kaso. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/01/21/problemet-ne-pd-nuk-filluan-me-9-shtator-ivi-kaso-tregon-ne-a2-cnn-si-u-deformua-vota-per-kryesine-e-pd/

A2 CNN Livestream

Latest Videos