Zgjedhjet, Manja: Nuk do të ketë leje për të burgosurit

Nga A2 CNN
11 Prill 2023, 16:39 | Aktualitet
Zgjedhjet, Manja: Nuk do të ketë leje për të burgosurit

Të gjithë të burgosurit që gëzojnë të drejtën e votës do të kenë mundësi të votojnë në 14 maj. Sipas ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ka marrë masa për të regjistruar në listat e zgjedhësve, edhe personat që kanë përfunduar në qeli pas 4 prillit, kur u publikua lista përfundimtare zgjedhore.

Pavarësisht origjinës së tyre, të burgosurit do të votojnë për kandidatët e bashkive ku ndodhet burgu ku janë të izoluar. Por, të dënuarit nuk mund të marrin leje të dalin jashtë institucionit para apo gjatë zgjedhjeve.

Ndërkohë amnistia e përgjithshme e shumëpërfolur e këtij viti pritet të ndodhë pas procesit zgjedhor.

Sipas ministrit Manja, burgjet nuk kanë mbipopullim, por janë pranë limitit të kapacitetit dhe amnistia do të ndihmojë për mbajtjen e kapaciteteve në kufij normale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos