Zgjedhjet në Kosovë, KQZ nuk certifikon listat e Vetëvendosjes, AAK-së e Nismës

Nga A2 CNN
22 Janar 2021, 20:58 | Kosova
Zgjedhjet në Kosovë, KQZ nuk certifikon listat e Vetëvendosjes,

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë nuk ka certifikuar listat e kandidatëve për deputetë të   Vetëvendosjes, AAK-së e Nismës pasi mes tyre ka persona të cilët kanë dënime në 3 vitet e fundit dhe për këtë arsye nuk lejohen nga Kushtetuta që të garojnë për deputetë.

Sipas kryetares së KQZ, Daka, Lëvizja  Vetëvendosje ka 5 kandidatë që nuk i ka zëvendësuar në listën e saj.

Tashmë këto subjekte që janë me lista të pa certifikuara kanë 24 orë kohë për të ankimuar vendimin e KQZ në PZAP.

Më herët KQZ, miratoi me 10 vota pro listat e kandidatëve për deputetë të LDK, PDK, Lista serbe, Lista “Romani Iniciativa”, JGP, PREBK, SDU, Partia Balliste, IRDK, KDTP, PAI, NDS, VAKAT, FJALA etj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos