7 viktima dhe afro 300 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Nga A2 CNN
21 Janar 2021, 15:49 | Kosova
7 viktima dhe afro 300 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Kosova ka regjistruar 296 infeksione nga 1569 testime, në 24 orët e fundit. Qyteti më i prekur vijon të mbetet Prishtina me 60 raste të reja, e ndjekur nga Podujeva dhe Mitrovica.

Instituti i Shëndetit Publik njofton se janë regjistruar edhe 7 vdekje, për një total prej 1433 viktimash.

Ndërkaq, 202 pacientë e kanë mposhtur virusin, duke e çuar numrin e të shëruarëve në mbi 50 mijë.

Që nga nisja e pandemisë, Kosova ka regjistruar mbi 57 mijë të infektuar, prej të cilave aktualisht 5411 raste janë ende aktive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos