Premtimet zgjedhore, Hoti: Dy shtesa në pagë për arsimtarët në shkurt dhe maj

Nga A2 CNN
22 Janar 2021, 15:29 | Kosova
Premtimet zgjedhore, Hoti: Dy shtesa në pagë për arsimtarët

Zyrtarisht ende nuk është hapur fushata zgjedhore në Kosovë, por partitë politike kanë nisur punën. Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, premtoi kushte më të mira për arsimtarët dhe shpërblime financiare për përkushtimin e treguar gjatë pandemisë koronavirus.

Kryesuesi i listës zgjedhore së Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se paga e 13-të për arsimtarët do të bëhet realitet në vitin 2023.

“Kemi dakordime nga takimi i fundit që për shkak të orëve të shtuara të punës të arsimtarëve, për shkak të pandemisë, zbatimit të modaliteteve të ndryshme të arsimit, arsimtarëve t’u paguhen dy shtesa në pagë, njëra në fund të shkurtit, tjetra në fund të majit, në mënyrë lineare për të gjithë, në përputhje me mundësitë buxhetore që i kem.”, u shpreh kryeministri nw detyrw Avdullah Hoti.

Premtime elektorale rreshtoi edhe kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili vizitoi Spitalin Rajonal të Prizrenit.

 “Ne mendojmë që pagat të cilat i kanë mjekët nuk janë dinjitoze për vitin 2021 dhe mund të them se z.Ismaili ka bërë një punë të madhe duke rritur pagën aktuale, por ne tash do ta dyfishojmë atë.”, u shpreh kryetari i PDK, Enver Hoxhaj.

Ndërkohë, edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbajti një event në Rahovec ku shpalosi programin, me të cilin synon që të sigurojë votën e qytetarëve. Kandidati për president, Ramush Haradinaj, premtoi ushtri të fortë, rreshtuar përkrah forcave të NATO-s dhe nënvizoi se plaftorma politike e partisë së tij ofron shpresë dhe siguri për Kosovën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos