
Enver Hoxhaj, kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, pranoi humbjen në zgjedhjet parlamentare dhe uroi Vetëvendosjen për fitoren.
“Ky është mesazh i qartë që ne si PDK e kemi pranuar. Dua ta uroj Lëvizjen Vetëvendosje dhe dua që t’i ftoj që të punojnë ta forcojnë edhe më shumë shtetin dhe institucionet e Kosovës. PDK nuk do të jetë pjesë e qeverisë, meqë jemi shumë larg në mendimet tona politike dhe nuk bëjmë kompromis mbi vlerat mbi të cilat është ndërtuar dhe qëndron PDK. Por Kosova ka nevojë për stabilitet dhe ne zotohemi që do të jemi faktor për stabilitet nga pozicioni i një partie në opozitë”, tha Hoxhaj. (A2 Televizion)