
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ka pranuar humbjen në zgjedhjet e sotme në Kosovë, ku nga më shumë se 70% të votave të numëruara deri më tani, partia që ai drejton ka fituar vetëm rreth 14% të votave.
Mustafa në një postim në Facebook ka thënë se në ditën e ardhshme LDK-ja do të bëjë një analizë të thellë të zgjedhjeve.
“Zoti Hoti ka bërë një punë të shkëlqyeshme si Kryeministër por edhe gjatë fushatës. Çfarëdo të jetë, LDK e respekton rezultatin e zgjedhjeve. Ne do të bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe LDK do të punojë shumë që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian për vendin”, shkroi Mustafa.
Në zgjedhjet e sotme, sipas rezultateve preliminare prin bindshëm Lëvizja Vetëvendosje me mbi 48%, pasuar nga PDK-ja me rreth 18%. (A2 Televizion)