
Problemet në sektorin e Bujqësisë ishin në fokusin e Sali Berishës gjatë një takimi me fermerët në bashkinë e Lushnjës. Mbështetja shumë e vogël buxhetore, ishte mes shqetësimeve të ngritura nga fermerët, të cilët si garanci kërkuan nga Berisha firmosjen e një kontrate me ta.
“Do të jeni pjesë e programit tim dhe jam dakord që të firmosim kontratën”.
Berisha ndau me fermerët edhe planin e tij konkret për rimëkëmbjen e bujqësisë.
“Rikthejmë sistemin e granteve, buxheti do të jetë mbi mesataren e rajonit”, shtoi Berisha.
Nga Lushnja, Berisha sulmoi sërish iniciativën rajonale të Ballkanit të hapur, të cilën e cilësoi si një lëvizje në dëm të fermerëve shqiptarë. (A2 Televizion)