
Socialistët e Komisionit Hetimor për Inceneratorët kallëzojnë penalisht Jorida Tabakun në Gjykatën e Posaçme, me arsyen se ka takuar kreun e SPAK, Arben Kraja, pa u mandatuar nga Komisioni për ta bërë takimin.
Komunikimi u dha nga nënkryetarja e Komisionit, Ermonela Felaj gjatë seancës të së hënës. Sipas Felajt, duhet të ishte Kuvendi që të paraqiste dokumente në SPAK dhe jo individi (Tabaku).
Më herët Tabaku, takoi kreun e SPAK, Arben Kraja për çështjen e inceneratorëve./A2CNN (A2 Televizion)