Ish-ministri i Financave shpjegon pse refuzoi procedurat për inceneratorët

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2022, 15:01 | Politikë
Ish-ministri i Financave shpjegon pse refuzoi procedurat për

Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, tha se ka refuzuar procedurat e ndjekura për ndërtimin e inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit, pasi kishin mospërputhje me ligjin.

“Ministria e Financave e sheh më tepër në këndvështrimin e kapaciteteve financiare. Ministria e Financave kërkon që paratë e shpenzuara, të kthehen mbrapsht. Ne jemi të interesuar para se të japin para, a janë në gjendje ta kryejnë apo jo aktivitetin që kanë marrë përsipër.

Për inceneratorin e Elbasanit, arsyeja e parë që e kemi refuzuar është se kemi thënë që në relacionin shoqërues nuk jepet argumenti financiar. U themi që nuk janë bazuar në ligjin për koncesionet dhe PPP-të. Ky projektvendim në dijeninë time nuk është miratuar. E treta është, cila është firma që kërkon, statusi juridik dhe kapacitetet financiare të saj?”, tha Cani. “Edhe për Fierin, ishin dokumentet e paplotësuara, ne kërkonim plotësimin e dokumenteve”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/21/me-6-mars-do-merrni-pergjigje-kryebashkiakja-e-durresit-largohet-nga-komisioni-hetimor-per-inceneratoret/

A2 CNN Livestream

Latest Videos