Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, arrihet koalicioni i parë shqiptaro-maqedonas

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2020, 10:44 | Ballkani
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, arrihet koalicioni i parë

Lidhja socialdemokrate LSDM-së e ish kryeministrit Zoran Zaev dhe Lëvizja BESA e Bilal Kasamit zyrtarizuan një natë më parë koalicionin parazgjedhor mes dy subjekteve politike, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit.

Sipas analistëve kjo është hera e parë që dy parti politike nga blloku maqedonas dhe ai shqiptar zyrtarizojnë koalicionin parazgjedhor, ndaj kjo gjë konsiderohet si akt historik në Maqedoninë e Veriut.

"Arritja e koalicionit parazgjedhor është një moment i ri historik për demokracinë dhe pluralizmin. LSDM-ja shpall koalicionin parazgjedhor me Lëvizjen BESA. Me këtë, karakterin multietnik të Maqedonisë e shndërrojmë në program të përbashkët. Ndërtojmë shtet që ka shanse për të gjithë, edhe për maqedonasit edhe për shqiptarët, boshnjakët, serbët, vllehët dhe të tjerët”, tha  Zaev pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Ndërsa politikani shqiptar Bilial Kasami vlerëson se ky koalicion garanton të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut.

"Kjo është një ditë historike. Më marrëveshjen e sotme presin që votuesit shqiptarë ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike për të qenë anëtarë të një koalicioni qeverisës. Ky koalicion është vazhdimësi e trenit të NATO-s që do të na anëtarësojë edhe në Bashkimin Evropian”, deklaroi kryetari i Lëvizjes BESA. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos