
Pas zgjedhjes së Kryesisë së re, Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka caktuar dhe datën e zgjedhjeve për disa nga funksioneve të tjera drejtuese të partisë.
Kështu, më 3 qershor në orën 17:00 është caktuar mbledhja e Këshillit Kombëtar për ngritjen e institucioneve të tjera sipas përcaktimit në Statutin e PD.
Pas këtij procesi, PD do të njohë emrat e nënkryetarëve të rinj, sekretarit të Përgjithshëm dhe sekretariateve të tjera. (A2 Televizion)