Zgjedhjet në Poloni, Presidenti Duda kryeson ndaj kundërshtarit Trzaskowski

Nga A2 CNN
29 Qershor 2020, 12:37 | Bota
Zgjedhjet në Poloni, Presidenti Duda kryeson ndaj kundërshtarit

Presidenti i Polonisë, Andrzey Duda, fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale i ndjekur nga rivali i tij kryesor, kryebashkiaku i Varshavës, Rafał Trzaskowski.

Në garë ishin 11 kandidatë, ndërsa në votime morën pjesë 30 milionë qytetarë, thënë ndryshe rreth 63% e popullatës. Sipas ligjit elektoral të Polonisë, kandidati që merr mbi 50% të votave në raundin e parë shpallet fitues.

Duke qenë se as Duda dhe as Trzaskowski nuk arritën të shpallen fitues, raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet me 12 korrik. Temat kryesore, në të cilat janë përqendruar kandidatët janë të drejtat e komunitetit LGBT, rritja ekonomike dhe sigurisht menaxhimi i pandemisë koronavirus.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos