Zgjedhjet në Tuz, Kosova përshëndet fitoren e shqiptarëve

Nga A2 CNN
4 Mars 2019, 10:47 | Kosova
Zgjedhjet në Tuz, Kosova përshëndet fitoren e shqiptarëve

Krerët e institucioneve në Kosovë përgëzuan koalicionin e partive politike shqiptare për fitoren në komunën e Tuzit.

Në një mesazh në rrjetin social “Facebook”, presidenti Hashim Thaçi e cilësoi rezultatin në Tuz si një fitore mbarë shqiptare.

https://a2news.com/2019/03/04/tuzi-na-dha-mesim-te-bashkuar-u-sherbejme-shqiptareve/

“Ai është shembulli më i mirë se çfarë mund të arrijnë shqiptarët kur janë të bashkua rreth një ideali”, pohoi Thaçi.

Edhe kryeministri Ramush Haradinaj e cilësoi Tuzin, një shembull të shkëlqyer se uniteti i faktorit shqiptar sjell suksesin.

Ndërkaq kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli shkroi në “Facebook” se kur bëhen bashkë shqiptarët arrijnë atë që duan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos