Zgjedhjet parlamentare, voton Manastirliu: Sot votohet për drejtimin që do të marrë vendi

Nga A2 CNN
25 Prill 2021, 09:59 | Politikë
Zgjedhjet parlamentare, voton Manastirliu: Sot votohet për drejtimin

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka votuar në shkollën “Jeronim de Rada”.

Manastirliu iu bëri thirrje qytetarëve të votojnë masivisht për të vendosur për drejtimin që do të marrë vendi në dekadat e ardhshme.

“Sot, duhet të dëgjohet më fort zëri i qytetarëve. Sot, sovrani zgjedh qeverinë dhe drejtimin, që do të marrë vendi për dekadat e ardhshme.  Kështu që, sa më shumë qytetarë të dalin në votime për të zgjedhur drejtimin që do të marrë vendin për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri”, tha ministrja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos