Nuk nis votimi në Bradashesh, në kuti nuk ka asnjë fletë votimi

Nga A2 CNN
25 Prill 2021, 09:31 | Politikë
Nuk nis votimi në Bradashesh, në kuti nuk ka asnjë fletë

Një qendër votimi në Bradashesh nuk e ka nisur ende procesin e votimit për shkak të një problematike absurde.

Anëtarët e komisionit në qendrën e votimit 2394/1 janë paraqitur në detyrë dhe janë bërë gati për të nisur procesin, por kur kanë hapur kutitë, nuk kanë gjetur brenda tyre asnjë fletë votimi.

Në lidhje me këtë problematikë aspak të zakontë, anëtarët e këtij komisioni kanë njoftuar dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos