Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka vëzhguar procesin e votimit në Shkodër.
Kryediplomatja amerikane shprehet se Amerika nuk mbështet asnjë parti apo politikan, por të drejtën e shqiptarëve për të votuar.
“Pata një mundësi të mrekullueshme të shihja demokracinë në veprim në Shqipëri. Ishte gjithashtu shkëlqyeshëm që pashë se si sistemi i ri i kontrollit të kartave biomotrike funksiononte në mënyrë shumë të mirë. Në fakt, pata mundësinë të shihja një rast se si mundësia e shfaqjes së numrit të kartës nuk doli përmes sistemit, por plani zëvendësues u vu menjëherë në veprim.
Sikurse e kam thënë, SHBA-ja nuk mbështet një parti politike apo një kandidat të caktuar, por ne mbështesim të drejtën e shqiptarëve për të votuar. Kështu vërtet shpresojmë që çdo qytetar shqiptar do të shkojë të votojë, i lirë dhe larg çdo lloj ndërhyrjeje. Kjo është dita juaj”, deklaroi Kim. (A2 Televizion)