
Sali Berisha ka nisur fushatën elektorale për të marrë sërish drejtimin e demokratëve.
Para demokratëve të Elbasanit, Berisha deklaroi se arsyeja e kandidimit për kreun e PD është nga dashuria për këtë vend dhe shqiptarët.
“Me veten time, vij tek ju me bindjen më të thellë se, ne të gjithë së bashku duhet ta nisim nga dashuria për këtë vend dhe për këta njerëz, për qytetarët tanë dhe për Shqipërinë. Asgjë nuk jep më shumë dhe nuk kushton më pak”, tha Berisha.
Ish kryeministri zbuloi një bisedë me Lulzim Bashën para se ai ta përjashtonte nga grupi parlamentar i PD duke i thënë demokratëve të marrin mesazhin e duhur pas atij momenti.
“Po qe se nuk e përjashton Berishën fëmijët e tij do të kenë këto e këto pasoja’. Pastaj i them unë? – ‘Pastaj nëse nuk e përjashton, PD do të ketë këto, këto pasoja’. Pastaj i them unë? – ‘Por edhe Shqipëria do të ketë’! - Por i them unë, që të gjitha këto le të bëhen, sepse fëmijët e mi, Partia Demokratike, kombi im dhe vendi im me të keqen kanë turpërimin, përçmimin, nënshtrimin dhe atë unë s’mund ta pranoj kurrë”, shtoi Berisha. (A2 Televizion)