Zgjedhjet presidenciale në Francë, protesta për klimën, çmimet e larta ngjisin Le Pen në sondazhe

Nga A2 CNN
9 Prill 2022, 22:35 | Bota
Zgjedhjet presidenciale në Francë, protesta për klimën,

Ndërsa Franca përgatitet për të votuar për një president të ri, mijëra protestues dolën në rrugët e Parisit për të bërë thirrje për më shumë veprime për të trajtuar ndryshimet klimatike.

Shumë protestues që marshuan në kryeqytetin francez besuan se tema e ndryshimeve klimatike ishte shmangur gjatë fushatës.

Marshimi u ndoq gjithashtu nga disa dhjetëra protestues nga lëvizja e jelekverdhëve të Francës, të cilët tre vjet më parë po demonstronin çdo fundjavë në protesta ndonjëherë të dhunshme për koston e jetesës. Sondazhet e opinionit treguan se liderja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, rivalja kryesore e Macron-it, i afrohet presidentit vetëm dy ditë para raundit të parë.

https://a2news.com/2022/04/09/as-macron-as-le-pen-francezet-pritet-te-abstenojne-ne-raundin-e-pare-te-zgjedhjeve-presidenciale/

Le Pen është nxitur nga strategjia e saj për t'u fokusuar në koston e jetesës ashtu si çmimet e larta rekord në pompën e benzinës dhe inflacioni i ushqimeve po bëjnë shqetësimin kryesor të votuesve për koston e jetesës, shumë mbi klimën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos