Zgjedhjet vendore, PDK merr 5 komuna pa balotazh, LDK dhe AAK nga 2, Vetëvendosje asnjë

Nga A2 CNN
17 Tetor 2021, 23:30 | Kosova
Zgjedhjet vendore, PDK merr 5 komuna pa balotazh, LDK dhe AAK nga 2,

Rezultatet e para të zgjedhjeve vendore kryetarë të komunave të Kosovës kanë dhënë edhe disa verdikte përfundimtare.

Janë 9 komunat që janë fituar pa balotazh, me PDK që ka fituar 5 të tilla, e ndjekur nga LDK dhe AAK me dy komuna, ndërkohë që sinjal i rezultatit të vështirë për Vetëvendosjen është fakti që deri më tani nuk ka marrë asnjë komunë pa nevojën e balotazhit.

https://a2news.com/2021/10/17/kosove-rezultatet-e-para-lekunden-bastionet-e-vetevendosjet-pdk-i-merr-mitrovicen/

PDK ka fituar Kaçanikun, Mitrovicën e jugut, Skënderaj, Ferizaj dhe Hanin e Elezit, ndërkohë që LDK ka marrë Lipjanin dhe Pejën dhe AAK Deçanin dhe Suharekën, ndërkohë që komunat e tjera shkojnë në balotazh.

https://a2news.com/video/kuci-test-demokracie-ne-kosove-me-shume-kane-votuar-serbet-sesa-vete-shqiptaret/

Qendrat e votimit në Kosovë u mbyllën në orën 19:00, ku sipas KQZ-së kanë votuar 43% e totalit ose 770 mijë e 171 votues. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/10/17/mbyllet-votimi-ne-kosove-rritet-tensioni-sulm-me-granate-ne-doganen-e-jarinjes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos