
Harta e zonave të lira për plazhe publike sezonin e ardhshëm turistik do të zgjerohet në së paku 30 për qind të hapësirës bregdetare. Nga vendimi pritet të përfitojnë qytetarët, ndërsa bashkitë do të humbin ca nga të ardhurat e tyre.
Si pasojë edhe e aksidenteve me pasojë jetën gjatë sezonit turistik të sapo-lënë pas, ndryshime do të ketë edhe në ankorimin e lëvizjen e mjeteve detare.
Me qëllim shmangien e vonesave në përcaktimin e hapësirave bregdetare për shfrytëzim nga subjektet private, edhe procedurat e aplikimeve do të çelen më herët se vitet e shkuara.
Aplikimet në portalin e-Albania për stacionet e plazhit do të nisin në 1 nëntor dhe do të zgjasin deri në fund të shkurtit të vitit të ardhshëm. (A2 Televizion)