"Zgjohet" Lautaro, Inter mund Napolin dhe mbetet në vendin e dytë

Nga A2 CNN
28 Korrik 2020, 23:58 | Futboll
"Zgjohet" Lautaro, Inter mund Napolin dhe mbetet në vendin e

Interi mund Napolin në një ndeshje që nuk vlen më për fitoren e kampionatin, por që i jep gjithsesi një dozë optimizmi ekipit të Antonio Conte për të mbajtur vendin e dytë dhe për sfidën me Getafen në Europa League.

Ekipi zikaltër shkon që në fillim në avantazh (11’) me D’Ambrosio, por më pas tërhiqet dhe pëson sulmet e Napolit, ku në disa raste Handanovic shpëton rezultatin ndaj Insignes dhe Politanos.

Loja është bukur dhe e çliruar nga tensioni, ndërkohë që në pjesën e dytë ritmet ulen nga lodhja e një sezoni të gjatë, por Interi kontrollon dhe dyfishon me një gjuajtje të bukur të Lautaro Martinez që i rikthehet golit dhe shuan kritikat ndaj tij dhe zërat për kalimin te Barca.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos