Zhvillimi ekonomik, Denaj: Berlini partner strategjik, 58 milionë euro fonde

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2020, 14:44 | Ekonomi
Zhvillimi ekonomik, Denaj: Berlini partner strategjik, 58 milionë euro

Gjermania mbetet partner strategjik për ekonominë shqiptare. Ky është cilësimi i ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, që firmosi sot një protokoll bashkëpunimi midis dy vendeve, ku ishin të pranishëm Peter Zingraf, Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Santiago Alonso Rodriguez,  Kreu i Divizionit në Ministrinë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, për Evropën Lindore dhe Juglindore, si dhe përfaqësues të tjerë të kësaj ministrie.

Gjermania u angazhua, në kuadër të bashkëpunimit bilateral, një shumë prej 58.2 milionë euro.

“Jemi të lumtur të marrim një konfirmim të fortë se qeveria gjermane mbetet e përkushtuar të vazhdojë të jetë një partner i fortë dhe i besueshëm, si dhe do të vazhdojë mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Angazhimi i ri prej 58.2 milionë euro që Republika Federale e Gjermanisë merr përsipër të sigurojë për Bashkëpunimin Dypalësh Teknik dhe Financiar, do të jetë jetik në thellimin e procesit të transformimit social dhe institucional shqiptar”, u shpreh Denaj.

Rodriguez nga ana e tij nënvizoi se “që nga viti 2018, Gjermania ka mbështetur qeverinë shqiptare me 144 milionë euro. Vetëm në 2 vitet e fundit, rreth 20 qytete në Shqipëri u ndihmuan mbi problemet mjedisore, siç është dhe shpërdorimi i ujit. Më shumë se 6500 njerëz u punësuan dhe të tjerë u ndihmuan për hapjen e një biznesi. Të gjitha këto ndihma vijnë për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos