Kamioni kundërvajtje i erdhi përballë, vdes studenti 19-vjeçar shqiptar në Itali

Nga A2 CNN
18 Prill 2023, 10:32 | Kronikë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës, rreth orës 15:30, në zonë e Rovatos në Itali, ku si pasojë e përplasjes së një automjeti tip “Ford Focus” dhe një kamioni që po ecte në drejtim të kundërt, një person mbeti i vdekur.

Viktima ishte drejtuesi i veturës, i cili pas përplasjes me kamionin, goditi murin e betonit në anë të rrugës që kufizon nënkalimin. Lëndimet gjatë përplasjes ishin shumë të rënda për Adenajd Hoxhën, një student shqiptar 19 vjeç, i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas mediave italiane, në vendngjarje policia rrugore, zjarrfikësit dhe 118 punonjësit e shëndetësisë, të cilët fatkeqësisht nuk kanë mundur të bëjnë asgjë përveç konstatimit të vdekjes së shoferit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos