Një automjet tip “Mercedes Benz” është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Kryeministrisë, duke shkaktuar panik në zonë.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje, ndërsa paraprakisht dyshohet se një problem në sistemin e gazit të mjetit mund të ketë shkaktuar zjarrin, pasi djegia e automjetit vihet re në pjesën e bagazhit mbrapa, aty ku pozicionohet bombola.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar në vendngjarje për shuarjen e flakëve dhe neutralizimin e situatës.
“Tiranë/Informacion paraprak: Me datë 18.04.2023, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", në afërsi të dy kullave, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti në pronësi të shtetasit E. B. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.”, njofton Policia. (A2 Televizion)
















