
8 persona humbën jetën dhe 30 të tjerë u plagosën si pasojë e zjarrit që përfshiu një qendër për persona me aftësi të kufizuara në Çeki.
Ngjarja ndodhi në një qytet të vogël pranë kufirit veriperëndimor me Gjermaninë, në një qendër ku ishin të strehuar kryesisht burra.
Kryeministri Andrej Babis e cilësoi zjarrin një tragjedi të tmerrshme. Shkaku nuk është konfirmuar, por zjarrfikësit arritën të shuanin flakët brenda pak orëve. (A2 Televizion)