Shkrumbohet banesa në Vlorë, humb jetën 55-vjeçari

Nga A2 CNN
13 Janar 2022, 08:34 | Kronikë
Shkrumbohet banesa në Vlorë, humb jetën 55-vjeçari

Një banesë është përfshirë nga flakët, mëngjesin e së enjtes në Vlorë, ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Bëhet e ditur se rreth orës 06:20, në lagjen “Rilindja”, është përfshirë nga flakët banesa e shtetasit Gj. B., rreth 55 vjeç, i cili jetonte i vetëm dhe vuante nga shëndeti mendor. Si pasojë e flakëve, ky shtetas ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen  dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos