Makina përplas biçikletën, ndërron jetë 30-vjeçari

Nga A2 CNN
12 Janar 2022, 17:38 | Kronikë
Makina përplas biçikletën, ndërron jetë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme. Policia njofton se rreth orës 16:30, në vendin e quajtur "Ura 6-metroshe", shtetasi A. B., 47 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, duke drejtuar automjetin tip "Volksëagen", ka aksidentuar shtetasin S. D., 30 vjeç, i cili levizte me biçikletë, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos