
Përfaqësuesit e palës tjetër brenda selisë së PD-së, deklaruan pas vendimit që nuk u gjend asnjë send i kundraligjshëm në cilësinë e provës. Sipas sekretarit për çështjet ligjore në PD, Indrit Sefa, prokuroria pohoi që nuk u gjend asnjë send shpërthyer në selinë e PD-së.
“I lejuam që të bënim kontroll, prokuroria pohoi që nuk u gjend asnjë send shpërthyes në selinë e PD-së. Fikëset e zjarrit janë marrë si provë nga prokuroria. Të gjithë të ndaluarit, jo të arrestuarit që kanë qenë pjesë e mbledhjes së PD-së më 8 janar janë paraqitur vërtetimet që tregojnë funksionet e tyre në PD. Për çdo person të mbrojtur nga ana jonë, ka edhe funksionin përkatës. Për 11 të ndaluarit që ne përfaqësonim nuk kishte asnjë provë, e vetmja akuzë e prokurorisë ishte që kanë gjuajtur me ujë”.
Në lidhje me shtetasit kosovarë, Sefa theksoi se duhet të pyesni ata që i kanë thirrur. (A2 Televizion)