Në një magazinë mobilerie në Vlorë ka rënë zjarr. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kushtrimi”.
Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, shtëllunga të mëdha tymi të zi shihen të ngrihen në ajër nga magazina në flakë.
Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar në aktivizimin e vatrës së zjarrit apo nëse ka të lënduar. (A2 Televizion)