Zjarr në një magazinë në Tiranë

Nga A2 CNN
18 Korrik 2021, 18:41 | Kronikë
Zjarr në një magazinë në Tiranë

Një magazinë është përfshirë nga zjarri pasditen e së dielës në Tiranë.

Policia bën të ditur se rreth orës 17:55, në rrugën “Hamdi Pepa”, ka rënë zjarr në magazinën në pronësi të shtetasit B. A., ku ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e zjarrfikësve shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe bëhet e ditur se kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve. Ndërkohë, po punohet për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos