Pogradec, përfshihen nga flakët dy pallate

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2019, 13:35 | Kronikë

Kati i katërt i një pallati në lagjen numër 1 të Pogradecit është përfshirë nga flakët dhe zjarri ka prekur edhe një pallat tjetër ngjitur me të.

3 zjarrfikëse në vendngjarje kanë ndërhyrë për të shuar zjarrin, por deri tani pa sukses.

Fatmirësisht, nuk ka të lënduar nga zjarri, por banorët janë konfliktuar me zjarrfikësit pasi kërkojnë që ata të ngjiten lart për të shuar flakët.

Ndërkohë, në një video të siguruar nga A2, dëgjohet një bombol gazi që shpërthen në njërin nga pallatet.

Zjarri ka nisur nga një oxhak, është favorizuar nga era dhe është shpërndarë. Katet e fundit përdoren edhe si depo drush dhe ka qenë më e lehtë që të përhapej zjarri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos