Viti i Ri, Lleshaj-qytetarëve: Policia në këmbë, na informoni për çdo shkelje

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2019, 15:50 | Kronikë
Viti i Ri, Lleshaj-qytetarëve: Policia në këmbë, na

Në prag të festave, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, tha se Policia e Shtetit do të jetë në këmbë për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike.

Pas vizitës në sallën operative të Policisë së Tiranës, Lleshaj e vuri theksin dhe te heqja e kapsollave të rrezikshme.

Ministri kërkoi dhe ndihmën e qytetarëve. “Që të intensifikohet bashkëpunimi me policisë, me këtë nënkuptoj informimin për të gjithë ato raste që shqetësojnë sigurinë publike”, tha Lleshaj.

Sipas Lleshajt, treguesit e uljes së kriminalitetit për vitin 2018 janë historike. “Të gjithë treguesit që karakterizojnë sigurinë publike në vend janë në nivelet më të mira historike”, tha ministri.

Por të dhënat kryesore të kriminalitetit gjatë vitit 2019 u rritën në raport me 2018.

Vrasjet dhe aksidentet morën më shumë jetë njerëzish. Krahasuar më një vit më parë kur ndodhen 51 vrasje, viti 2019 pati 7 vrasje më shumë, duke shkuar në58-të. Nga këta, 14 vrasje ndodhën në familje ndërsa pjesa tjetër në atentate, për shkak të konflikteve dhe përplasjes së bandave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos