Një krim i rëndë ka ndodhur në Londër ditën e Krishtlindjeve, dhe ka patur si viktimë një shqiptar, të vrarë në sytë e fëmijës dhe gruas në shtëpinë e tyre luksoze.
Viktima është Flamur Beqiri, një producent muzikor i rritur në Suedi por i lindur në Ferizaj të Kosovës.
Sipas informacioneve të policisë britanike, shqiptari u qëllua në hyrjen e shtëpisë, ndërkohë që ekzekutimi u krye nga profesionistë që nuk kanë lënë shenja të dukshme.
E kaluara e viktimës 36-vjeçare është po aq e errët sa arsyet e vrasjes së tij.
Flamur Beqiri Flamur Beqiri Flamur Beqiri dhe bashkëshhortja Skena e krimit Skena e krimit Motra e tij Misse Beqiri kur ishte e martuar me futbollistin Anders Lindegaard Vëllezërit Beqiri Miku Najef Adawi dhe bashkëshortja e vrarë Pamje nga dasma e tij në Komo të Italisë Pamje nga dasma e tij në Komo të Italisë
Në 2008, ai u shpall si njëri nga personat më të kërkuar në Suedi si anëtar i një grupi të organizuar kriminal që trafikonte lëndë narkotike në vendin skandinav, akuzë për të cilën ai nuk u dënua kurrë.
Por 3 vite më parë, Beqiri emigron në Angli, duke u marrë kryesisht me menaxhimin e një studioje muzikore, ndoshta në tentativën për t’u “pastruar” pas martesës dhe lindjes së fëmijës.
Pikërisht pamjet e dasmës së tij tregojnë edhe luksin në të cilin jetonte Beqiri. Një ceremoni mbretërore në një nga hotelet më të kushtueshme në botë, në liqenin e Komos në Itali.
Ndërkohë, në Suedi, miku i tij i ngushtë Najef Adawi u plagos rëndë në Malmo ndërkohë që bashkëshortja e Adawit ndërroi jetë nga plagët. Edhe Najef akuzohej për vepra të ndryshme kriminale në Danimarkë, dhe kishte kaluar 8 vite ne burg.
Motra e viktimës, Misse Beqiri, është personazh i njohur në Britani si modele. Ajo u martua në 2014 me ish-portierin e Manchester United, Anders Lindegaard. (A2 Televizion)