All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Shpërthen bombola e gazit në pikën e karburantit, panik te banorët

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2019, 19:36 | Kronikë
Shpërthen bombola e gazit në pikën e karburantit, panik te
All - Paragraf - 1

Një shpërthim në një pikë karburanti pasditen e së enjtes ka shkaktuar panik te banorët e “Llazi Miho” në kryeqytetit. Sipas policisë, ka qenë një bombol gazi që përdoret për furnizimin e automjeteve ajo që shpërtheu në pikën e karburantit. Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale.

Forca të shumta policie dhe zjarrfikëse shkuan në vendngjarje dhe bënë të mundur lokalizimin e flakëve dhe shuarjen e tyre. Policia vendosi perimetrin e sigurisë dhe largimin e të gjithë qytetarëve nga zona, si dhe bllokimin e aksit rrugor duke i menaxhuar e drejtuar për në akse të tjera lëvizje.

All - Paragraf - 3

Deri në këto momente dyshohet që ngjarja të ketë qenë aksidentale, ndodhur nga një defekt teknik në sistemin e gazit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos