Zjarr në një spital Covid në Rumani, raportohen viktima

Nga A2 CNN
29 Janar 2021, 08:23 | Bota
Zjarr në një spital Covid në Rumani, raportohen viktima

Një zjarr i fuqishëm që përfshiu një nga spitalet kryesore të Bukureshtit që trajton personat e sëmurë me koronavirus, iu mori jetën 4 pacientëve si dhe shkaktoi dhjetëra të lënduar.

Një ngjarje e ngjashme, 3 muaj më parë shkatërroi një spital tjetër në qytetin verior të Piatra-Neamt dhe shkaktoi 10 viktima.

Zëdhënësi i spitalit, Bogdan Toma deklaroi se ndërhyrja në kohë bëri të mundur evakuimin e 120 pacientëve që ndodheshin në spital, ndërkohë që shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos