Zjarr në parkingun e një pallati në Tiranë, evakuohen banorët

Nga A2 CNN
31 Maj 2021, 18:14 | Kronikë
Zjarr në parkingun e një pallati në Tiranë, evakuohen

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme parkingun e një pallati, në Tiranë.

Sipas policisë, zjarri ka rënë në një pallat në rrugën “Dritan Hoxha”.

“Nga shërbimet e policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses është bërë evakuimi i menjëhershëm i banorëve dhe po punohet për fikjen e zjarrit. Në vendngjarje ndodhet dhe sherbimi i ambulancës në rast nevoje për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, shpjegon policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos