Goditi për vdekje 53-vjeçarin, arrestohet autori

Nga A2 CNN
31 Maj 2021, 09:05 | Kronikë
Goditi për vdekje 53-vjeçarin, arrestohet autori

Policia e Durrësit ka arrestuar një 37-vjeçar, i cili dyshohet se ka goditur për vdekje një person.

Sikurse njoftohet, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.13 ku për motive të dobëta, ka goditur 53-vjeçarin, i cili është rrëzuar në tokë dhe ka marrë dëmtime, që i kanë marrë jetën katër ditë më vonë.

“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës pas një pune hetimore disaditore kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e shtetasit M.A., 37 vjeç, i cili dyshohet se ka goditur një shtetas, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Konkretisht, me datë 23.05.2021, në lagjen Nr.13, Plazh, Durrës dyshohet se për motive të dobëta ka goditur shtetasin Z.K.,53 vjeç, banues në Durrës, i cili është rrëzuar në tokë duke i shkaktuar dëmtime, ku pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal Durrës është transferuar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë ku më datë 27.05.2021 ka ndërruar jetë.

Policia e Durrësit menjëherë sapo ka marrë dijeni për ngjarjen, ka kryer të gjitha veprimet procedurale, sipas dispozitave ligjore, duke pyetur edhe familjarët e personit të dëmtuar, të cilët nuk kanë pasur asnjë pretendim.

Grupi hetimor vijoi hetime më të thelluara duke bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arrestimin ditën e djeshme të autorit të dyshuar”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos