Qarkullonte me armë në makinë, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

Nga A2 CNN
31 Maj 2021, 10:19 | Kronikë
Qarkullonte me armë në makinë, arrestohet 34-vjeçari

Policia e Shkodrës njofton se ka arrestuar një person, i cili qarkullonte me armë zjarri pa leje.

Si rezultat i kontrolleve të befasishme të zhvilluara nga "Shqiponjat", u arrestua në flagrancë shtetasi F. G., 34 vjeç, banues në fshatin Bleran, Shkodër. 

Gjatë patrullimit në lagjen "Liria", Shkodër, shërbimet e Policisë pasi kontrolluan një automjet, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos