
Dy zjarrfikës humbën jetën si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një pus nafte në shtetin e Assam në Indi. Për shkak të përhapjes së flakëve zjarrfikësit u hodhën në liqen ku mendohet se janë mbytur.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se autoritetet e kanë vendosur zjarrin në kontroll, por qindra banorë të zonës janë evakuuar për motive sigurie.
Kryeministri indian Modi shprehu keqardhjen për këtë ngjarje të rëndë dhe premtoi se shkaqet e zjarrit do të hetohen deri në fund. (A2 Televizion)