Zjarr në servisin në Rrashbull, zjarrfikëset ende në punë

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2020, 21:49 | Kronikë

Një zjarr ka rënë në një servis në Rrashbull të Durrësit,  duke nevojitur ndërhyrjen aktive të forcave zjarrfikëse për ta shuar.

 Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shinave të trenit, ku zjarri ka shkrumbuar ambientet e një servisi ku shiteshin pjesë këmbimi për autovetura.

Në ngjarje kanë shkuar 5 makina zjarrfikëse, që kanë bërë të mundur izolimin e zjarrit, ndërkohë që puna për shuarjen vijon ende.  

Vendndodhja e servisit shkaktoi probleme në qarkullim, dhe forcat e rendit morën masa për devijimin e trafikut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos