Shpëtohet një gomone me 18 klandestinë kurdë

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2020, 08:54 | Kronikë

Roja Bregdetare shpëtoi 18 klandestinë kurdë dhe skafistin shqiptar, që rrezikonin të mbyteshin pasi kishin mbetur në det në hapur.

Alarmi u dha mesnatën e 31 janarit, ku u lajmërua se 13 milje detare nga rajoni i Divjakës ndodheshin në rrezik 18 klandestinë kurdë (1 fëmijë, 3 gra dhe 14 burra), si dhe skafisti shqiptar, Renato Cenko.

Personat që u shpëtuan u sollën në Portin e Durrësit nga anija “Iliria”, ndërsa operacioni përfundoi mëngjesin e1 shkurtit. 

Para disa ditësh, u kap në afërsi të grykëderdhjes së Vjosës edhe një grup tjetër refugjatësh nga Lindja e Mesme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos