Zjarr në studiot të animimit, viktima e të plagosur në Japoni

Nga A2 CNN
18 Korrik 2019, 10:00 | Bota

Të paktën 24 persona besohet të kenë vdekur dhe dhjetëra të tjerë u plagosën si pasojë e asaj që dyshohet të jetë zjarrvënie e qëllimshme në një studio të filmave vizatimorë në Kioto të Japonisë.

Mediat lokale që citojnë policinë, thonë se një burrë hyri në studiot e Kioto Animation mëngjesin e së enjtes duke spërkatur ambientin me një lëng të paidentifikuar.

 I dyshuari, u arrestua dhe u dërgua në spital me plagë në trup. Rreth 30 persona rezultojnë të humbur. Dëshmitarët thanë se kishin dëgjuar një shpërthim të fuqishëm, i ndjekur nga flakët që përshinë menjëherë godinën 3 katëshe.

Operacioni i shpëtimit vazhdon, ndërsa zjarrfikësit po përpiqen të nxjerrin jashtë viktimat. Kompania është themeluar në 1981 dhe ka prodhuar një sërë serialesh të famshëm vizatimorë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos