Burgim i përjetshëm për El Chapo-n

Nga A2 CNN
17 Korrik 2019, 16:47 | Bota
Burgim i përjetshëm për El Chapo-n

Një Gjykatë Federale ka dhënë dënimin me burgim të përjetshëm për Joaquin “El Chapo” Guzman, plus 30 vite. Gjykata gjithashtu ka urdhëruar konfiskimin e 12,6 miliardë dollarëve nga pasuria e bosit meksikan të drogës.

Para dhënies së vendimit, avokatja e tij Mariel Colon, e cila e vizitonte rregullisht El Chapo-n në burg para vendimit, tha se do ta apelonin dhe ishte optimiste. Sipas CNN, vetë trafikanti tha në gjykatë: “Këtu nuk u dha drejtësi”.

Pas një gjyqi që zgjati disa muaj, një juri vendosi në shkurt të shpallte Guzman fajtor për 10 akuza:

- Pjesëmarrje në krimin e organizuar

- Trafik ndërkombëtar i kokainës, heroinës, metamfetaminës, marijuanës, si dhe prodhim i marijuanës

- Importim kokaine

- Trafik kokaine

- Trafik ndërkombëtar kokaine

- Trafik ndërkombëtar kokaine

- Trafik ndërkombëtar kokaine

- Trafik ndërkombëtar kokaine

- Përdorim i armëve të zjarrit

- Pastrim i produkteve të veprës penale

I arrestuar fillimisht nga autoritetet meksikane, ai u arratis nga burgu përmes një tuneli në vitin 2016, por u kap disa muaj më vonë, për t'u ekstraduar në SHBA në vitin 2017. Ai ka qenë kreu i Kartelit të Sinaloas, që sipas autoriteteve amerikane ishte furnizuesi më i madh me drogë në Shtetet e Bashkuara. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/02/22/el-chapo-pas-hekurave-perjete-nis-gjuetia-per-djemte-e-tij/
https://a2news.com/2019/05/26/el-chapo-kerkon-pak-ajer-autoritetet-plan-per-tu-arratisur/
https://a2news.com/2019/02/03/deshmia-tronditese-el-chapo-drogonte-dhe-kryente-marredhenie-me-vajza-13-vjecare/
https://a2news.com/2019/04/07/karteli-i-modes-gruaja-dhe-vajza-e-el-chapo-s-ne-lufte/
https://a2news.com/2019/02/24/nje-shetitje-ne-sinaloa-vendlindjen-e-el-chapos/

A2 CNN Livestream

Latest Videos