Zjarret në Greqi, flakët përfshijnë periferinë e Athinës

Nga A2 CNN
12 Gusht 2019, 15:13 | Ballkani
Zjarret në Greqi, flakët përfshijnë periferinë e

Një zjarr i madh që u përhap me shpejtësi në periferinë lindore të Athinës gjatë natës, u vu nën kontroll pak para mëngjesit të së hënës. Flakët përfshinë shpatet e Malit Ymittos, mbi 1 mijë metra i lartë, i cili ndan periferinë e Peania-s nga qyteti. Zjarri i shtrirë përgjatë një fronti të gjerë mund të shihej nga Athina në orët e para të së hënës.

Sinjalet e alarmit u aktivizuan në majë të malit, ku gjendet një bazë komunikimi e ushtrisë dhe antenat e televizioneve kryesore greke. Rreth 141 zjarrfikës , 46 automjete dhe 8 helikopterë të specializuar u mobilizuan për shuarjen e flakëve. Një zëdhënës i zjarrfikësve tha se zjarri kishte nisur mes banesave lokale.

Përmasa e dëmeve nuk është ende e qartë, por dëshmitarë flasin për djegien e të paktën një banese. Duke qenë se zjarri shpërtheu në mes të natës, autoritetet u kërkuan qytetarëve të trokisnin në dyert e fqinjëve për t’i lajmëruar. Flakët përfshinë edhe një zonë bujqësore të ishullit të Kefalonias. Autoritet paralajmërojnë për zjarre të tjera në pjesë të ndryshme Greqisë gjatë së martës për shkak të temperaturave të larta dhe erës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos