Zjarret në Shqipëri, Meta: Situata po precipiton, drejtori i Emergjencave Civile të rikthehet urgjentisht në detyrë

Nga A2 CNN
2 Gusht 2021, 21:14 | Politikë
Zjarret në Shqipëri, Meta: Situata po precipiton, drejtori i

Presidenti Ilir Meta ka reaguar mbi situatën alarmante të zjarreve në vend, përmes një qëndrimi në rrjetet sociale, duke cilësuar se situata “po precipiton shumë rrezikshëm”.  

Ai vijon duke thënë se “prej më shumë se një muaji, kam kërkuar reagimin në kohë të strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë Brendshme për mbështetjen e pushtetit vendor, në të gjitha bashkitë, për të qenë në gatishmëri për situata të papërballueshme për kapacitetet lokale, në përgjigje edhe të paralajmërimeve të bëra më herët nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit”, thotë presidenti”.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/4254172371295670

Sipas tij “Është e patolerueshme, që strukturat vendore dhe qendrore, në shumicën e operacioneve, shfaqen vetëm me mjete rrethanore. Për këtë arsye inkurajoj domosdoshmërinë e një ndërhyrjeje emergjente, të drejtuar dhe të koordinuar më së miri, për të patur sukses në luftën kundër zjarrit, nëpërmjet marrjes së menjëhershme të të tjera masave efektive dhe drastike”.

Presidenti i bën edhe thirrje për drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Cako, për “rikthimin urgjent në detyrë për zbatimin e detyrimeve” duke dënuar me forcë sjelljen e tij,  të cilësuar si “e papranueshme, e papërgjegjshme dhe në kufijtë e veprës penale të shpërdorimit të detyrës”.

Më parë , edhe kryetari i KLSH, Arben Shehu i kishte bërë thirrje kreut të emergjencave civile që të kthehej në detyrë për shuarjen e vatrave të zjarreve, ndërkohë që sipas KLSH drejtori ndodhej me pushime. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/02/perkeqesohet-situata-nga-zjarret-ne-vlore-shkrumbohen-350-ha-siperfaqe-me-pyje/

A2 CNN Livestream

Latest Videos