Zjarret në Vlorë, Mamaj dhe Çako pranojnë mangësitë e strukturave

Nga A2 CNN
23 Shtator 2021, 16:06 | Aktualitet
Zjarret në Vlorë, Mamaj dhe Çako pranojnë

Drejtuesi i Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile dhe prefekti i qarkut të Vlorës kanë analizuar situatën e zjarreve që përfshiu këtë qark gjatë stinës së verës. Përpos pasojave të cilat tanimë dihen, prefekti Flamur Manaj, vuri në dukje disa mangësi, që kanë të bëjnë me organizimin e punës nga bashkia dhe mospajisjen si duhet të efektivëve e zjarrfikësve.

Nga ana tjetër, edhe drejtori i Emergjencave Civile, pavarësisht mbështetjes logjistike dhe angazhimit të strukturave në terren e pranon që jemi të papërgatitur për të përballuar si duhet rastet e zjarreve.

Sipas Çakos, po hartohen projekte jo vetëm për përmirësim të pajisjeve teknike, por edhe të trajnimit të efektivëve zjarrfikës. Ndërkohë ashtu si dhe në mbledhje të tjera të prefekturës, mungonte kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, i cili ka në varësi të drejtpërdrejtë repartin zjarrfikës.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos