
“Ne e bëmë këtë protestë që ta shohë kryeministri. Tani mos të flasim broçkulla, ligjin e bën kryeministri." Kjo ishte mënyra më e mirë sipas zjarrfikësve për të kërkuar një të drejtë që u mohohet prej të paktën 3 vitesh.
Rreth 1250 punonjësve të këtij shërbimi në të gjithë Shqipërinë nuk iu paguhen orët e punës gjatë natës. Ndonëse një konstatim të tillë e ka bërë edhe Inspektoriati i Punës, institucionet qeverisëse nuk janë vënë ende në lëvizje.
Më të vjetërit në këtë profesion thonë se asnjëherë nuk janë trajtuar denjësisht për punën e vështirë që kryejnë.
Albani është më i riu në këtë profesion, ndonëse i dinte vështirësitë e punës, zgjodhi që të jetë në shërbim të njerëzve në situata rreziku.
Protesta ishte paralajmëruar kombëtare, por sipas sindikatës në shumë qytete zjarrfikësve u është bërë presion për të mos dalë në tubim, duke i kërcënuar me vendin e punës. (A2 Televizion)