
Policia e Tiranës ka njoftuar finalizimin e operacionit të koduar "Plantacioni", duke vendosur sekuestro preventive mbi disa pasuri me vlerë rreth 500 000 dollarë të shtetasit me iniciale V.D., të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale.
31-vjeçari aktualisht është i arrestuar në Angli, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”. Ky shtetas u arrestua në një plantacion bimësh kanabisi, të cilën e prodhonte në sera dhe pastaj e tregtonte duke arritur fitime të mëdha.
Këtij shtetasi, pas ndalimit, gjatë kontrollit në banesë i është gjetur dhe sekuestruar shuma 363 000 paundë.
Nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që ky shtetas dhe familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë. (A2 Televizion)