Zjarri në Sazan, ndërhyn mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së, vjen “Canadair” nga Greqia

Nga A2 CNN
7 Qershor 2022, 09:05 | Aktualitet

Prej më shumë se 48 orësh, luftohet me flakët në ishullin e Sazanit, me zjarrin që ka arritur të rrezikojë edhe bazën ushtarake aty.

Ditën e djeshme, efektivët e FA kanë mundur të neutralizojnë rreth 14 vatra zjarri në ishullin e Sazanit, por puna e forcave shqiptare nuk duket e mjaftueshme pa një ndërhyrje nga ajri.

Avioni Canadair CL-415

Për këtë arsyeje, pas kërkesës së Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile drejtuar BE-së, është aktivizuar Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, që si rezultat ka sjellë ardhjen e një avioni tip Canadair CL 415 nga Greqia.

Avioni Canadair CL-415 është projektuar posaçërisht për shuarjen e zjarrit nga ajri, por ai mund të kryejë edhe role të tjera të ndryshme, të tilla si kërkim-shpëtimi dhe transporti.

https://a2news.com/2022/06/06/asnje-nderhyrje-nga-ajri-sazani-vijon-te-digjet-prej-me-shume-se-48-oresh/

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Greqi, pas një sërë kontaktesh falënderoi autoritetet atje për përgjigjen në kohë ndaj Shqipërisë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/06/06/perkeqesohet-situata-zjarri-afrohet-prane-godinave-te-bazes-detare-ne-vlore/

A2 CNN Livestream

Latest Videos